Valverde i paprekshëm – Real Madrid nis negociatat për rinovimin e kontratës

Valverde i paprekshëm – Real Madrid nis negociatat për rinovimin e kontratës

Real Madrid e ka vënë Fede Valverden në listën e lojtarëve të paprekshëm.

‘Los Blancos’ e konsiderojnë mesfushori uruguaian si një nga pikat mbi të cilat do të ndërtohet skuadra në të ardhmen.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Real Madrid po punojnë për të vazhduar kontratën e Fede Valverde, transmeton Periskopi.

Kontrata e re pritet të zyrtarizohet ditëve në vazhdim, pa u vonuar shumë.

Kujtojmë se Real Madridi ka rinovuar së fundmi edhe me dyshen Carvajal e Courtois. /Periskopi/

Shpërndaje në: