Barcelona duart e lira nga UEFA, mund të shkëpus kontratën e Umtitit menjëherë

Barcelona duart e lira nga UEFA, mund të shkëpus kontratën e Umtitit menjëherë

Skuadra e Barcelonës është në një krizë të madhe me çështjen e pagave të lojtarëve.

Katalanët po shohin mundësitë për të larguar nga skuadra emra si Samuel Umtiti, Clement Lenglet apo Miralem Pjanic.

Lojtarët po hezitojnë të largohen nga klubi, por sipas raportimeve të fundit, Umtiti mund të largohet edhe pa dëshirën e tij.

‘Sport’ shkruan se Barca nuk do të sanksionohet nga UEFA edhe nëse shkëpusin kontratën e Umtiti, përcjell Periskopi.

Lojtari është tashmë jashtë periudhës që mbrohet nga UEFA, e cila vlen vetëm për tri vitet e para të kontratës.

Mbetet të shihet nëse Barca do t’ia shkëpus kontratën mbrojtësit francez. /Periskopi/

Shpërndaje në: