NBA ‘dhuratë’ për ditën e Krishtlindjes: Lakers – Brooklyn caktohet në kalendar

NBA ‘dhuratë’ për ditën e Krishtlindjes: Lakers – Brooklyn caktohet në kalendar

NBA ka menduar për një dhuratë speciale për ditën e Krishtlindjes, për tifozët e basketbollit.

Dy nga skuadrat me përbërjen më spektakolare këtë edicion, Los Angeles Lakers dhe Brooklyn Nets, do të kontestojnë njëra tjetrën në ditën e Krishtlindjes.

Dita e Krishtlindjes në NBA dhuron gjithmonë sfidat mes rivalëve më të fortë, përcjell Periskopi.

Këtë vit, NBA ka menduar të vendos përballë skuadrën e LeBron James me atë të Kevin Durant. Interesante këtë sfidë e bëjnë edhe emra si James Harden, Kyrie Irving, Anthony Davis, Russell Westbrook, Blake Griffin, Carmelo Anthony e Dwight Howard.

Të gjitha këto yje do të zbresin në parket në fund të dhjetorit.

Nets dhe Lakers shihen si favoritet për t’u përballur edhe në finalen e madhe edicionin tjetër, nëse arrijnë të shmangin lëndimet. /Periskopi/

Shpërndaje në: