Ndodh edhe kjo – gjyqtari e lë pa ndjenja luftëtarin e MMA pak sekonda pasi pësoi KO

Ndodh edhe kjo – gjyqtari e lë pa ndjenja luftëtarin e MMA pak sekonda pasi pësoi KO

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në luftërat e arteve mikse marciale.

Video që po bën bujë të madhe me një gjyqtar që e lë pa ndjenja një luftëtar jo aq të njohur të arteve marciale  mikse besohet se ka ndodhur në Rusi.

Pasi luftëtari pësoi KO nga kundërshtari i tij, ai humbi vëmendjen dhe iu sul gjyqtarit për ta sulmuar, duke menduar se është kundërshtari i tij.

Gjyqtari i takimit ishte mjaft i ashpër dhe e ngërtheu në fyt luftëtarin, duke e lënë pa ndjenja, përcjell Periskopi.

Kështu, luftëtari rus pësoi dy nokaute përbrenda pak sekondave, por video me gjyqtarin po bën bujë të madhe.

Më poshtë mund të shihni videon për të cilën bëhet fjalë dhe thuhet të jetë me pamje që janë marrë nga Rusia. /Periskopi/

Shpërndaje në: