Pamje të Messi dhe Mbappe në një skuadër në stërvitje – e padrejtë për kundërshtarët

Pamje të Messi dhe Mbappe në një skuadër në stërvitje – e padrejtë për kundërshtarët

Nëse Kylian Mbappe nuk largohet drejt Real Madridit, kundërshtarët e PSG do të përballen me diçka të padrejtë.

Lionel Messi ka nisur tashmë stërvitjet me skuadrën e Paris Saint Germain dhe tashmë janë publikuar disa pamje ku ai dhe Kylian Mbappe shihen pjesë e skuadrës, brenda stërvitjeve.

Messi dhe Mbappe ishin të papërmbajtshëm ndaj shokëve të skuadrës së tyre dhe pamjet nga stërvitjet po bëjnë bujë të madhe.

Pamjet janë nga një stërvitje që PSG po e kryente për situatat 3 kundër 3. Shihet se kundërshtarët do të jenë në telashe të mëdha nga kombinimi Messi – Mbappe.

Më poshtë mund të shihni videon. /Periskopi/

Shpërndaje në: