Milan gjithnjë e më afër Florenzit

Milan gjithnjë e më afër Florenzit

Gjasat janë të mëdha që Alessandro Florenzi të kthehet në Itali për ta vazhduar karrierën e tij.

Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Florenzi, duket se do të kalojë te skuadra e Milan, përcjell Periskopi.

Mediet italiane shkruajnë se marrëveshja mes palëve është  tashmë punë e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Milan do ta huazojë lojtarin me 900 mijë euro, për ta blerë më pas në fund të sezonit me 4 milionë.

PSG nuk shfrytëzoi të drejtën e blerjes së Florenzi dhe Milan po shfrytëzon mundësinë të forcojë krahët. /Periskopi/

Shpërndaje në: