Superkupa e Kosovës kontestohet sonte mes Prishtinës dhe Llapit, në ‘Fadil Vokrri’

Superkupa e Kosovës kontestohet sonte mes Prishtinës dhe Llapit, në ‘Fadil Vokrri’

Kampionët e Superligës së Kosovës përballen sonte me fituesit e Kupës së Kosovës, në ‘Fadil Vokrri’, për të kontestuar Superkupën e Kosovës.

Prishtina dhe Llapi zbresin në ‘Fadil Vokrri’ me synimin tek trofeu i radhës, që do të ishte nismë e mirë për sezonin e ri, shkruan Periskopi.

Kryeqytetasit vijnë të motivuar nga eksperienca e shkëlqyeshme në garat evropiane. Ata i bënë disa ndryshime në ekip së fundmi, por objektivi i tyre nuk ndërron – e duan trofeun e çmueshëm sonte.

Nga ana tjetër, ekipi i Tahir Batatinës e kërkon trofeun e parë të Superkupës në histori të tij, pas një dështimi të madh në garat evropiane.

Vlen të theksohet se sonte për herë të parë në futbollin kosovar do të përdoret sistemi VAR. Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Tifozët do të pranohen në numër të limituar (30%), dhe hyrja është pa pagesë. /Periskopi/

Shpërndaje në: