Tashmë punë e kryer, Locatelli po transferohet te Juventusi

Tashmë punë e kryer, Locatelli po transferohet te Juventusi

Manuel Loctelli do t’i bashkohet skuadrës së Juventus.

Pas shumë negociatave mes Juventus dhe Sassuolo, duket se është arritur marrëveshja për mesfushorin Manuel Locatelli.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shumën e rreth 35 milionë eurove, plus bonuset.

Futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare, të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Zyrtarizimi i mesfushorit si futbollist i “Zonjës së Vjetër” do të bëhët gjatë ditëve në vijim. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: