Ancelotti u jep fund thashethemeve: Nuk kam kërkuar ta rikthejmë Ronaldon

Ancelotti u jep fund thashethemeve: Nuk kam kërkuar ta rikthejmë Ronaldon

Edhe Carlo Ancelotti është përfshirë në thashethemet që e lidhin Cristiano Ronaldon me një rikthim të mundshëm te Real Madridi.

Pas zërave se Mbappe nuk do të kalojë në Madrid këtë verë, thuhej se Ronaldo shihej si alternativë e Florentino Perez, me dëshirë edhe të trajnerit Ancelotti.

Por, ishte pikërisht ky i fundit që hodhi poshtë gjithë këto zëra, duke thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë rikthimin e Ronaldo.

“Cristiano Ronaldo është legjendë e Real Madridit dhe unë e respektoj vërtet. Por, nuk kam kërkuar as planifikuar të transferojë Cristianon këtë verë. Shikojmë përpara”, shkroi Ancelotti, përcjell Periskopi.

Më herët nga mediet spanjolle shkruhej se Ronaldo mund të shkojë te PSG, për të formuar një trident me Neymar e Messi. /Periskopi/

Shpërndaje në: