Pamjet e mrekullueshme nga debutimi i Cristiano Ronaldos te Man Utd, 18 vite më parë

Pamjet e mrekullueshme nga debutimi i Cristiano Ronaldos te Man Utd, 18 vite më parë

Cristiano Ronaldo kishte debutuar me fanellën e Manchester United sot 18 vite më parë.

Një nga lojtarët më të mirë që ka parë historia e futbollit, Cristiano Ronaldo, kalonte nga Sporting Lisbona te Manchester United, për të marrë hapat e mëdhenj në botën e futbollit.

Ishte vera e vitit 2003 që e dërgoi portugezin në skuadrën e Alex Ferguson, dhe ai merrte debutimin në ndeshjen kundër Bolton.

Ronaldo fitonte një penallti dhe mundësonte një gol për Ryan Giggs, vetëm pak minuta pas debutimit të tij, përcjell Periskopi.

Manchester United fitonte 4:0 në ndeshjen ku Ronaldo luajti për vetëm 29’ minuta.

Më poshtë mund të shihni videon me momentet më të mira të atij debutimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: