Transformimi i Lukaku tregon se ai është i gatshëm për rikthimin në Premier League

Transformimi i Lukaku tregon se ai është i gatshëm për rikthimin në Premier League

Romelu Lukaku është zyrtarizuar së fundmi si lojtar i Chelsea.

Lukaku ka vendosur të rikthehet te skuadra e Chelsea për një tjetër aventurë në Premier League, ku më parë luante me skuadrën e ‘Bluve’, por edhe me Everton e Manchester United.

Belgu nuk kishte paraqitjet më të mira të mundshme në periudhën e tij të fundit në kampionatin anglez, por tashmë duket se situata është më ndryshe, përcjell Periskopi.

Lukaku është transformuar në aspektin fizik, pas një pune të madhe që bëri në Serie A te skuadra e Inter, me Antonio Conten si trajner.

Për mënyrën se sa më mirë qëndron fizikisht lojtari flasin edhe fotot të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: