Locatelli – Juventus: Sot tentimet e fundit, marrëveshja mund të arrihet në 35 milionë euro

Locatelli – Juventus: Sot tentimet e fundit, marrëveshja mund të arrihet në 35 milionë euro

Sot do të jetë ditë vendimtare sa i përket të ardhmes së Manuel Locatellit.

Locatelli pati paraqitje mjaft të mira me skuadrën kombëtare të Italisë në Euro 2020, duke tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

Mesfushori i Sassuolo prinë në listën e dëshirave të Juventus, por një marrëveshje për të nuk po arrihet mes dy skuadrave.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, sot Juve dhe Sassuolo diskutojnë për herë të fundit lidhur me kartonin e Locatelli, transmeton Periskopi.

Thuhet se ‘Zonja e Vjetër’ do të ofrojë 35 milionë euro për shërbimet e lojtarit, dhe vetëm në këtë shifër mund të arrihet akordi.

Mbetet të shihet nëse Locatelli do të largohet ose jo nga Sassuolo drejt Juventus. /Periskopi/

Shpërndaje në: