Regjistrimi i Aguero varet nga Alba dhe të tjerët – flet Laporta

Regjistrimi i Aguero varet nga Alba dhe të tjerët – flet Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur përsëri sot para medieve, duke shpjeguar krizën financiare të klubit.

Laporta ka falënderuar Gerard Pique që pranoi reduktim në pagë dhe ndihmoi regjistrimin e lojtarëve si Memphis Depay dhe Eric Garcia.

“Falënderoj Pique për gatishmërinë e tij që të ndihmonte klubin. Reduktimi i pagës së tij na ndihmoi të regjistronim lojtarët”, ka thënë Laporta, përcjell Periskopi.

Tutje ai ka folur edhe për mundësinë që të regjistrojnë Sergio Agueron, dhe këtu ka përfshirë edhe Jordi Alban dhe kapitenët tjerë.

“Ne mund të regjistrojmë Agueron me planin që kemi për marrëveshjen me lojtarët tjerë. Shpresoj që kapitenët (Alba, Busquets) të veprojnë sikur Pique”, shtoi ai.

Sergio Aguero u afrua te skuadra e Barcelonës gjatë verës, por akoma nuk ka debutuar në La Liga, pasi nuk është regjistruar në skuadër dhe vuan nga një dëmtim. /Periskopi/

Shpërndaje në: