Dy sulmuesit e Arsenal në radarin e Ronald Koeman
Përkundër krizës së madhe financiare, Ronald Koeman nuk po kursen kërkesat për bordin e Barcelonës.
Trajneri holandez po kërkon të nënshkruajë edhe me një sulmues tjetër, pas emrave si Memphis Depay e Sergio Aguero.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Pierre Emerick Aubameyang dhe Lacazette janë emrat në listën e dëshirave të Koeman, transmeton Periskopi.
Arsenal ka menduar të reduktojë pagat e lojtarëve dhe një fakt i tillë afron dyshen edhe më shumë me ‘Camp Nou’.
Gjithsesi, është e vështirë që bordi i Barcelonës të aprovojë një kërkesë të tillë të Koeman dhe të nis ofertë për Aubameyang apo Lacazette. /Periskopi/