Van Dijk për rikuperimin: Nuk jam një robot

Van Dijk për rikuperimin: Nuk jam një robot

Virgil van Dijk është akoma në proces të rikuperimit nga lëndimi dhe nuk po kap ritmin më të mirë të mundshëm.

Holandezi ka luajtur ndeshjet e para me Liverpool pas lëndimit por kritikat për të nuk kanë munguar as nga vet tifozët e Liverpool.

Van Dijk së fundmi është pyetur për momentet që po kalon dhe ka thënë se rikuperimi nuk është finalizuar akoma, por se është në rrugë të mirë dhe se ai nuk është robot të kthehet menjëherë.

“Nga pikëpamja ime, duke njohur trupin tim, ka shumë gjëra që mund të përmirësohen, por nuk jam robot”, ka thënë Van Dijk, transmeton Periskopi.

“Jam duke arritur aty. Doja të isha në fushë. Doja të luaja nga ndeshja e parë sepse mendoj se më përmirëson”, shtoi holandezi.

Van Dijk po vazhdon të punojë me intensitet të lartë për tu kthyer në formën që e shënjonte atë si një nga mbrojtësit më të mirë në botën e futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: