FFK emëron u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm
Federata e Futbollit e Kosovës ka emëruar sot një ushtrues detyre për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Taulant Hodaj është personi që do të zëvendësojë së paku përkohësisht Eroll Salihun, i cili u largua nga kjo pozitë para disa javësh.
Lidhur me emrin e Hodaj si ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm ka njoftuar edhe FFK.
Më poshtë periskopi ua përcjell njoftimin e plotë të FFK për këtë rast.
Presidenti Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së.
Hodaj ka qenë udhëheqës i Zyrës Ligjore të FFK-së, si dhe avokat, i cili e ka përfaqësuar FFK-në si në arenën ndërkombëtare edhe në atë vendore, teksa tash do të jetë edhe ud. Sekretar i Përgjithshëm. /Periskopi/