City ka gati alternativën për Harry Kane – ai është futbollisti më i gjatë në Britani

City ka gati alternativën për Harry Kane – ai është futbollisti më i gjatë në Britani

Manchester City duket se ka filluar të mendojë për alternativën e Harry Kane.

Skuadra e Pep Guardiola është në kërkim të një sulmuesi, mungesa e të cilit u vërejt shumë edhe në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.

Harry Kane është dëshira e madhe e Pep Guardiola për skuadrën e tij, por duket se transferimi i tij është i vështirë për t’u kompletuar.

Sipas raportimeve të ‘Athletic’, City janë duke vëzhguar tashmë një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Kyle Hudlin, i cili është lojtari profesionist më i gjati në Britani të Madhe, përcjell Periskopi.

Hudlin është i gjatë rreth 205 cm dhe do të krijonte rrezik të madh në lojën në ajër. Mbetet të shihet nëse City do të bëjë ndonjë ofertë për lojtarin. /Periskopi/

Shpërndaje në: