Zyrtare: Real Madrid rinovon kontratën e Thibaut Courtois

Zyrtare: Real Madrid rinovon kontratën e Thibaut Courtois

Thibaut Courtois do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madrid edhe për disa vite.

Portieri belg, i cili tash e një kohë është zgjedhja e parë në skuadrën e Real Madrid, ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij me ‘Los Blancos’.

Courtois do të jetë pjesë e skuadrës së Realit deri në vitin 2026, siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e madrilenëve, përcjell Periskopi.

“Real Madrid CF dhe Thibaut Courtois janë pajtuar që të vazhdojnë kontratën e lojtarit, i cili do të jetë tani i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftim.

Courtois pritet të jetë i paprekshëm në portë edhe pas ardhjes së Carlo Ancelotti. /Periskopi/

Shpërndaje në: