Prishtina ndanë rrugët me pesë futbollistë, mes tyre edhe Mankenda
FC Prishtina i ka ndarë rrugët me pesë futbollistë, të cilët ishin pjesë e këtij ekipi sezonin e kaluar.
Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova nuk do të jenë më pjesë e klubit Bardhekaltër.
Skuadra kampione e Kosovës i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë dhe profesionalizmin e treguar, përmes një postimi në rrjetet sociale, por edhe në uebfaqen e vetë zyrtare.
Futbollistëve në fjalë iu skaduan kontratat dhe u larguan nga “Fadil Vokrri. Gjithashtu, nga klubi kryeqytetas këtë verë u larguan edhe Pefqeli, Gavazaj e Muça, që e çon në 8 numrin e largimeve nga prishtinasit.
Krahas largimeve, prishtinasit i bënë disa përforcime këtë verë, ndërsa i fundit ishte portieri i ekipit kombëtar të Kosovës, Betim Halimi.
Prishtinasit e patën një eksperiencë të shkëlqyeshme në garat evropiane, ndërsa tash po shikojnë përpara. Ata synojnë të jenë përsëri protagonistë në kampionatin vendor, i cili nis në fundjavë.