Super League starton në vitin 2022 ose 2023 – të gjitha 12 klubet janë akoma pjesë e projektit

Super League starton në vitin 2022 ose 2023 – të gjitha 12 klubet janë akoma pjesë e projektit

UEFA nuk e ka fituar akoma garën me European Super League.

Muaj më parë, lajmi për formimin e European Super League bënte bujë të madhe nëpër mediet evropiane.

UEFA ndihej e kërcënuar nga skuadrat që do t’i largoheshin për të marrë pjesë në European Super League, duke u nxitur kështu një debat i madh.

Ndonëse kjo çështje u hesht me njoftimin nga disa skuadra se do të largohen nga projekti, duket se asgjë s’ka qenë e vërtetë. Sipas raportimeve të fundit, European Super League do të lansohet në vitin 2022 ose 2023, përcjell Periskopi.

Të gjitha 12 skuadrat janë akoma pjesë e projektit dhe po presin dritën e gjelbër nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Këtë aprovim skuadrat pritet ta marrin në muajt në vazhdim dhe më pas të vazhdojnë me planin. /Periskopi/

Shpërndaje në: