Federer pritet të mungojë disa muaj, duhet të operohet në gju

Federer pritet të mungojë disa muaj, duhet të operohet në gju

Roger Federer pritet të mungojë disa muaj në fushat e tenisit, pas një problemi që i është shfaqur përsëri në gju.

40-vjeçari ka bërë dy operacione në vitin 2020 dhe ka qenë i limituar duke bërë pesë paraqitje në turne që nga rikthimi në mars.

Federer u detyrua të largohet nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” pas një lëndimi në gju dhe ky lëndim do ndikojë që të mungojë edhe në “US Open” dhe “Laver Cup”.

“Do jem jashtë për shumë javë dhe jashtë lojës për shumë muaj. Dua t’i jap vetës pushim para se të rikthehem në turne në formën e duhur”, ka thënë Federer, përcjell Periskopi.

Mbetet të shihet nëse Federer do të ketë forcën për t’u rikthyer në formën e tij më të lartë, ose do të konsiderojë edhe pensionimin pas këtij intervenimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: