Allegri jep shenja për dështimin e transferimit të Locatelli, ai llogaritë në Ramsey

Allegri jep shenja për dështimin e transferimit të Locatelli, ai llogaritë në Ramsey

Juventus duket se megjithatë nuk do ta transferojë mesfushorin italian, Manuel Locatelli.

Pas paraqitjeve brilante në Kampionatin Evropian 2020, Manuel Locatelli ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, mes të cilave edhe Juventus.

Juve ka qenë duke ndjekur nga afër lojtarin gjatë gjithë merkatos, por duket se ata nuk do të finalizojnë një lëvizje për të, pasi trajneri Massimiliano Allegri po llogaritë në Aaron Ramsey.

“Mendoj se ai (Ramsey) ka një të ardhme duke luajtur para mbrojtjes. Sonte nuk ishte e lehtë për të pasi ishte vetëm hera e dytë që luan aty”, ka thënë Allegri, transmeton Periskopi.

“Kur të mësohet në këtë pozitë, ai do të bëjë më pak gabime. Ai është lojtar në të cilin mund të bëj kalkulimet”, ka shtuar trajneri i Juves.

Locatelli ka qenë edhe në listën e dëshirave të Arsenal, por duket se as këta të fundit nuk janë gati të plotësojnë dëshirat e Sassuolo. /Periskopi/

Shpërndaje në: