Ozil shënon golin e parë që nga shkurti 2020 – golin e gjeti pikërisht kundër Aro Muric
Mesut Ozil ka thyer ecurinë e tij negative pa shënuar gol.
Mesfushori turk, Mesut Ozil, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Fenerbahce dhe të parin që nga shkurti i vitit 2020.
18 muaj që kur për herë të fundit gjente golin, Ozil u përball me portierin e kombëtares së Kosovës, Aro Muric, për të thyer ecurinë negative.
Goli i Ozil ndaj Adana Demirspor u shënua vetëm 11 sekonda pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes, duke shfrytëzuar një harkim për të dërguar topin lehtë në rrjetë.
Ky gol ishte vendimtar për fitoren e Fenerbahce (1:0) dhe i pari për Ozil që kur u transferua në Turqi më herët gjatë këtij viti.
Më poshtë mund ta shihni golin e Ozil kundër Aro Muric. /Periskopi/
Mesut Ozil’s first Fenerbahce goal & first since scoring in Arsenal’s 4-0 win over Newcastle in February 2020.pic.twitter.com/J4PuCkxarl
— Sacha Pisani (@Sachk0) August 16, 2021