Pique: Të gjithë kapitenët do të reduktojnë pagat

Pique: Të gjithë kapitenët do të reduktojnë pagat

Gerard Pique ka dhënë disa komente pas fitores së mbrëmshme ndaj Real Sociedad.

Mbrojtësi i Barcelonës është shprehur i lumtur me fitoren e arritur nga skuadra e tij, por mes tjerash ka folur edhe për krizën financiare të skuadrës.

Ishte pikërisht lojtari spanjoll ai që pranoi reduktim në pagë, duke mundësuar kështu regjistrimin e lojtarëve si Memphis Depay e Eric Garcia.

Por, sipas Pique, edhe kapitenët tjerë të skuadrës do të pranojnë reduktim në paga.

“Reduktimi në pagë ishte ajo që duhej të bëja, mendoj. Dua të them se kam kontaktuar edhe me kapitenët tjerë për pagat dhe e di se do ta bëjnë hapin e njëjtë, është çështje kohe”, ka thënë Pique, transmeton Periskopi.

“Duhej ta bëja këtë i pari, shkaku i regjistrimit të lojtarëve”, shtoi mbrojtësi.

Pique mbrëmë e nisi sezonin me gol, duke shënuar golin e parë të Barcelonës këtë edicion në La Liga. /Periskopi/

Shpërndaje në: