Guardiola i lumtur me debutimin e Grealish: Do të jetë i rëndësishëm për ne

Guardiola i lumtur me debutimin e Grealish: Do të jetë i rëndësishëm për ne

Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për lojtarin e ri të Manchester City, Jack Grealish.

Grealish kaloi te skuadra e Manchester City, nga Aston Villa, për 100 milionë funte, duke bërë që të për të të flitej shumë nëpër medie.

Megjithatë, gjithë presioni nga shtypi duket se nuk i ka ndikuar aspak lojtarit, i cili mbrëmë ndaj Tottenham pati paraqitje mjaft të mirë, ndonëse skuadra e tij u mposht.

Pozitive paraqitjen e Grealish e ka cilësuar edhe Guardiola, i cili qysh në ndeshjen e parë sheh se mesfushori do të jetë i rëndësishëm për skuadrën.

“Ai (Jack Grealish) pati një ndeshje të mrekullueshme, debutim i mrekullueshëm”, ka thënë Pep, transmeton Periskopi.

“Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne”, ishin fjalët e trajnerit të Man City.

Manchester City e nisi sezonin e ri me humbje, duke u mposhtur 1:0 nga Tottenham Hotspur. /Periskopi/

Shpërndaje në: