Epoka post-Messi fillon me fitore për Barcelonën, Sociedad mposhtet në ‘Camp Nou’

Epoka post-Messi fillon me fitore për Barcelonën, Sociedad mposhtet në ‘Camp Nou’

Barcelona e ka nisur me fitore epokën e re post-Messi.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman ka shënuar fitore 4:2 përballë Real Sociedad, në kuadër të xhiros së parë në La Liga, shkruan Periskopi.

Barca tregoi një lojë tejet të mirë në aspektin ofensivë, duke shënuar dy herë me Martin Braithwaite dhe nga një herë me Gerard Pique e Sergi Roberto.

Në anën tjetër, mbrojtja tregoi pasiguritë e saja, duke pranuar gol dy herë, ndonëse njëra erdhi nga gjuajtja e lirë dhe ishte tërësisht meritë e Oyarzabal. Lobete shënoi golin tjetër.

Përkundër dy golave të pësuara, Barcelona e kishte me rëndësi ta niste me fitore një epokë të re, pa Lionel Messin.

Katër gola të shënuara japin shenja të mira për tifozët e skuadrës. Barca kështu merr tri pikët e para në La Liga këtë edicion. Sociedad duhet të pres xhiron tjetër për mundësinë që të arkëtojë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: