Arsenal po e konsideron shkarkimin e Arteta, Conte shihet si pasues i mundshëm

Arsenal po e konsideron shkarkimin e Arteta, Conte shihet si pasues i mundshëm

Arsenal kanë filluar të mendojnë për stolin e skuadrës qysh pas xhiros së parë në Premier League.

Mikel Arteta e nisi me humbje rrugëtimin e ri, duke u mposhtur nga Brentford.

Kështu, sipas medieve italiane, ‘Gunners’ po e mendojnë shkarkimin e spanjollit dhe në listën e dëshirave është Antonio Conte, transmeton Periskopi.

Conte ka qenë edhe më parë pjesë e Premier League dhe është dëshmuar mirë, duke fituar një titull kampioni me Chelsea.

Arteta në anën tjetër ka dështuar të lë gjurmë si trajner i Arsenal, duke dështuar sezonin e kaluar të kualifikohej në Champions League.

Mbetet të shihet nëse raportimet e medieve italiane do të konfirmohen dhe të ketë lëvizje të Arsenal drejt Conte. /Periskopi/

Shpërndaje në: