Dumfries flet si lojtar i Interit: Besoj se do të përshtatem, më pëlqen të sulmoj

Dumfries flet si lojtar i Interit: Besoj se do të përshtatem, më pëlqen të sulmoj

Denzel Dumfries ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i Interit.

Mbrojtësi holandez, Dumfries, i transferuar së fundmi tek Inter, vjen te ‘Zikaltrit’ si zëvendësues i Achraf Hakimi.

Holandezi pret që të përshtatet mirë me skuadrën e Inter, për shkak të skemës me 5 mbrojtës, të cilën e kishte edhe në Holandë.

Po ashtu, anësori ka bërë të ditur se preferon të lëshohet drejt fazës së sulmit.

“Unë jam mbrojtës anësor dhe më pëlqen të sulmoj shumë”, ka thënë Dumfries, përcjell Periskopi.

“Mendoj se do të përshtatem te Interi, sepse luajnë me pesë në mbrojtje, njësoj siç kam luajtur te Holanda”, ka theksuar 25 vjeçari.

Dumfries kaloi tek Inter për 12 milionë euro, nga skuadra e PSV Eindhoven. /Periskopi/

Shpërndaje në: