Britania e Madhe do t’i ndihmojë atletët me 232 milionë funte, për Lojërat Olimpike të Parisit

Britania e Madhe do t’i ndihmojë atletët me 232 milionë funte, për Lojërat Olimpike të Parisit

Atletët britanikë dhe ata të Irlandës Veriore do të kenë një shtysë të madhe nga qeveria e Britanisë së Madhe.

Britania e Madhe do t’i ndihmojë atletët e saj me 232 milionë funte investime, për përgatitjet që iu duhen atyre para Lojërave Olimpike Paris 2024.

Britania e Madhe ishte një nga vendet me më së shumti medalje të fituara në Tokio, me 65 medalje në total, në 25 disiplina të ndryshme, përcjell Periskopi.

Në Paris, Britania synon të bëjë edhe më mirë, dhe për këtë do të investojnë me 232 milionë funte.

Kosova iu dhuroi 100 mijë euro për një medalje ari të fituar, për secilin atlet (2) që fituan medalje.

Megjithatë, sipas strategjisë së britanikëve, duket se investimet duhen bërë para se të shkohet në Paris. /Periskopi/

Shpërndaje në: