11-a startuese e Man City ndaj Tottenham është skuadra më e shtrenjtë në histori

11-a startuese e Man City ndaj Tottenham është skuadra më e shtrenjtë në histori

Manchester City e nis sot kampanjën e re në Preimer League, duke kontestuar tri pikë me skuadrën e Tottenham Hotspur.

Manchester City synon tri pikët me një përbërje mjaft të fortë, ndonëse me disa emra që nuk ishin zgjedhja e parë vitin e kaluar.

Ajo që tërheq vëmendja është vlera e madhe e skuadrës së Man City në këtë ndeshje, përcjell Periskopi.

Vetëm 11-a startuese e ‘Citizens’ për këtë ndeshje prek vlerën e 550 milionë funteve.

Ederson, Cancelo, Dias, Ake, Mendy, Fernandinho, Gundogan, Grealish, Mahrez, Torres e Sterling janë shartuesit.

Me shifrat e përmendura, ky formacion i City vlen mesatarisht 50 milionë funte për kokë-lojtari. /Periskopi/

Shpërndaje në: