Barca nuk do ta ketë të lehtë – tifozët me pankarta kundër presidentit të klubit, pas largimit të Messit

Barca nuk do ta ketë të lehtë – tifozët me pankarta kundër presidentit të klubit, pas largimit të Messit

Lionel Messi vazhdon të jetë pika e dobët e tifozëve të Barcelonës.

Tifozët e Barcelonës duket se po përgatiten për protesta kundër presidentit të klubit, Joan Laporta.

Laporta fitoi zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës, me premtimin kryesor për ta mbajtur Messin në skuadër. Pikërisht këtë gjë nuk e bëri.

Para ndeshjes së sotme ndaj Real Sociedad, e cila do të jetë njëkohësisht ndeshja hapëse e këtij sezoni për skuadrën, tifozët kanë përgatitur disa pankarta kundër Laportas, përcjell Periskopi.

Këto pankarta janë vendosur në afërsi të ‘Camp Nou’ dhe mbajnë shënime si “Laporta është tradhtar, ti e tradhtove D10S (Messin)”.

Po ashtu, shihen edhe shkrime si “Laporta është shërbyes i Perez”, “Barca nuk është biznesi yt” e “Messi është në Paris, ti je në Ibiza”.

Mbetet të shihet nëse do të ketë veprime kundërshtuese edhe brenda stadiumit. /Periskopi/

Shpërndaje në: