Kane jashtë skuadrës së Tottenham për ndeshjen ndaj Man City – vazhdon drama
Sulmuesi Harry Kane nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij Tottenham për takimin kundër Manchester City.
Pas shumë spekulimeve se Harry Kane do të transferohet te Manchester City, dhe një kohe të gjatë pa paraqitje në stërvitjet e skuadrës, sulmuesi anglez nuk është grumbulluar për ndeshjen hapëse të Premier League për Spurs.
Sipas medieve angleze, fakti për mos grumbullimin e lojtarit nuk ka të bëjë me spekulimet që e lidhin me City, por koha e pakët e stërvitjeve, përcjell Periskopi.
Kane u kthye në stërvitje vetëm gjatë të premtes dhe atij do t’i duhet më shumë kohë për të kapur ritmin.
City vazhdon të jetë dëshira e yllit anglez, sipas shumë spekulimeve në Britani të Madhe. /Periskopi/