Fytyra e Messit tregon gjithçka – argjentinasi i mrekulluar nga pritja e tifozëve të PSG

Lionel Messi është prezantuar mbrëmë para tifozëve të PSG, si afrimi më i rëndësishëm i kësaj merkatoje.
Tifozët e PSG ishin të entuziazmuar për paraqitjen e Messit në stadium, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Emri i argjentinasit jehonte në Parc des Princes, duke bërë që edhe Messi te mrekullohej, përcjell Periskopi.
Reagimet e Messit ishin të atilla që të gjithëve u ranë në sy. Dukej sikur ai nuk ia kishte idenë se është aq i madh edhe jashtë Barcelonës.
Më poshtë mund të shihni edhe një video të momentit kur Messi prezantohet para tifozëve. /Periskopi/
Lionel Messi is presented to the PSG fans ?
(via @PSG_English) pic.twitter.com/AtIE1o9pUg
— ESPN FC (@ESPNFC) August 14, 2021