PSG ofron kontratë gjashtë vjeçare për Mbappe, francezi refuzon – Madridi është objektivi

PSG ofron kontratë gjashtë vjeçare për Mbappe, francezi refuzon – Madridi është objektivi

Paris Saint Germain duket se po has në telashe me Kylian Mbappe.

Mbappe, një nga lojtarët më premtues në botën e futbollit, duket se po planifikon të largohet nga Ligue 1, për të nisur një aventurë të re.

Sipas raportimeve të Marca, PSG kanë ofruar kontratë gjashtë vjeçare për Mbappe, me një pagë të përafërt me atë të Neymar, por lojtari ka refuzuar, përcjell Periskopi.

“Nuk dua të rinovoj”, janë fjalët e Mbappe për bordin e PSG, sipas të përditshmes spanjolle.

Mbappe thuhet të jetë i pakënaqur me ardhjen e Leo Messi, pasi ai dëshiron të ketë një skuadër ku çdo gjë bëhet rreth tij.

Lojtari ka kontratë me PSG deri vitin tjetër. Nëse nuk rinovohet marrëveshja, ai mund të largohet si lojtar i lirë drejt PSG. /Periskopi/

Shpërndaje në: