Giroud: Jam i lumtur te Milan, po kuptohemi mirë me djemtë e skuadrës

Giroud: Jam i lumtur te Milan, po kuptohemi mirë me djemtë e skuadrës

Olivier Giroud e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij te skuadra e Milan, duke mos pasur problem ta gjejë rrugën e golit.

Sulmuesi francez ka gjetur golin dy herë të shtunën ndaj Panathinaikos, dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

Lojtari ka thënë se brenda grupit merren vesh mirë me njëri tjetrin dhe ekziston një dëshirë e të gjithëve për të bërë mirë këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur. Sot (dje) ishte  një ndeshje shumë e mirë për mua, sepse shënova dy gola”, ka thënë Giroud pas ndeshjes ndaj Panathinaikos, përcjell Periskopi.

“Ne po kuptohemi shumë mirë me djemtë dhe kam raporte të mira me të gjithë shokët e skuadrës”, shtoi sulmuesi.

Giroud erdhi këtë verë te Milan, duke i dhënë fund aventurës me Chelsea. Faza parasezonale ka nisur mirë për të, por mbetet të shihet se si do të bëjë ai në Serie A. /Periskopi/

Shpërndaje në: