Chelsea i vendos klauzolë rikthimi Abrahamit

Chelsea i vendos klauzolë rikthimi Abrahamit

Klubi italian Roma dhe skuadra londineze Chelsea kishin rënë dakord disa ditë më parë për transferimin e Tammy Abraham tek ekipi italian.

Pavarërsisht se kishte një marrëveshje mes klubeve, Abraham ishte i pavendosur për të ardhmen e tij, pasi për të kishte interesim edhe skuadra londineze Arsenal.

Sidoqoftë, “Gunners” nuk kishin bërë ndonjë ofertë për sulmuesin, çka e bëri Abraham të vendosë më shpejtë për të ardhmen e tij.

Siç ka raportuar Gianluca Di Marzio, tani lojtari është pajtuar t’i bashkohet AS Romës, pas insistimit të madh të Jose Mourinhos.

Transferimi nuk do të jetë huazim, por në mënyrë permanente, gjersa ka koston e 40 milionë eurove, apo rreth 34 milionë funteve, megjithatë kjo shumë do të paguhet me rata.

Anglezi do të nënshkruajë kontratë deri më 2026, dhe pritet të përfitojë rreth 4-5 milionë euro për sezon.

Megjithatë, Chelsea ka menduar që të vendosë një klauzolë të rikthimit për lojtarin, klauzolë që do të aktivizohet nga qershori 2023, dhe që do të ketë vlerën e 80 milionë eurove nëse klubi londinez dëshiron ta kthejë në Stamford Bridge.

23-vjeçari do udhëtoj për në Romë gjatë ditës së sotme, ku do ti kryej testet mjekësore e më pas të nënshkruajë kontratën me ekipin italian.

Shpërndaje në: