​Përfundon ndeshja në “Parkun e Princërve”, PSG fiton 4:2

​Përfundon ndeshja në “Parkun e Princërve”, PSG fiton 4:2

Futbollistët e PSG-së e kanë nisur me fitore sezonin e ri të kampionatit francez.

Ata sonte pa Neymar dhe Messi fituan kundër Strasburgut me rezultat 4:2.

Në pjesën e parë pamë një dominim të plotë të vendësve, të cilët për më pak se 30 minuta shënuan tri herë.

Në pjesën e dytë kishte një lojë krejt ndryshe dhe mysafirët arritën ta zbehin fitoren e vendësve duke shënuar dy gola.

Golat për PSG i shënuan Icardi në minutën 3, Mbappe 25, Draxler 27, Sarabia 86. Ndërsa për mysafirët Gameiro 53 dhe Ajorque 64. Nga minuta 81 skuadra mysafire mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që Djiku u ndëshkua me karton të kuq.

Shpërndaje në: