Van Dijk nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Van Dijk nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Virgil van Dijk ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin.

Qendërmbrojtësi ua premtoi të “Kuqve” të ardhmen e tij duke vënë lapsin në letër në “Anfield” të premten në mëngjes, duke siguruar që lidhja e tij tre vjeçare e gjysmë me klubin do të zgjatet edhe në vitet e ardhshme.

Holandezi ka zgjatur kontratën deri në viti 2025.

I pyetur se si ndihet pas nënshkrimit të kontratës së re, Van Dijk tha

“E mahnitshme. Është diçka për të cilën jam shumë krenar. Edhe gruaja ime dhe fëmijët e mi janë shumë krenarë dhe padyshim agjenti im.”.

“E gjithë puna e madhe që kemi bërë deri më tani vazhdon dhe mezi pres atë që e ardhmja do të sjellë së bashku me Liverpoolin. Jam i kënaqur, shumë i lumtur dhe krenar ”, shtoi ai.

Shpërndaje në: