Pse shumë gra (heteroseksuale) preferojne të shohin video erotike lesbikesh?

Pse shumë gra (heteroseksuale) preferojne të shohin video erotike lesbikesh?

Njerëzit e duan pornografinë me lesbike, veçanërisht gratë. Në fakt, termi “lesbike” – ishte më i kërkuari nga gratë në PornHub në vitin 2019 dhe më i kërkuari në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi. (Megjithëse duhet të përmendet se PornHub nuk është site-i më etik me përmbajtje erotike.)

Ndërkohë, ndërsa pornografia mes grave homoseksuale kërkohet kaq shumë online, vetëm 1.3% e grave identifikohen si lesbike dhe 4.3% si biseksuale (të dhëna për Shtetet e Bashkuara), sipas një sondazhi të Gallup gjatë këtij viti. Pse ndodh kështu?

Ndonëse është një fenomen interesant dhe në dukje kontradiktor, është tërësisht normale të shijosh pornografi me lesbike edhe nëse je një grua heteroseksuale. Këtë e thotë Jenkins Hall, seksologe, por edhe shumë ekspertë të tjerë të seksit.

“Ky nuk është një tregues se jeni lesbike apo biseksuale, edhe pse nuk ka asgjë të keqe nëse eksploroni orientimin tuaj. Në fakt, është mirë të shihni çdo lloj pornoje, për të kuptuar se çfarë ju sjell (më shumë) kënaqësi”, shton Hall.

Çfarë ofron kategoria e pornografisë me lesbike, që nuk e kanë të tjerat?

Përveçse dy gra që përfshihen në aktivitet seksual (duh):

– Pornoja mes lesbikesh përqendrohet më shumë te kënaqësia vaginale dhe klitoriale.

– Mund të jetë më sensuale, e butë dhe ndoshta dhe më realiste.

– Mund t’ju japë më shumë ide dhe njohuri se si ta njihni më mirë veten.

Së fundmi, gratë shohin më shumë pornografi me gra sepse duket se kjo është më e pranueshme në shoqëri. A do e pranonte një djalë heteroseksual se sheh/shijon video mes dy burrave homoseksualë?! Gjasat janë që jo, sepse kjo nuk pranohet gjerësisht nga shoqëria.

Burimi: Men’s Health

Shpërndaje në: