Merr fund ëndrra evropiane e Prishtinës – kryeqytetasit të pafuqishëm ndaj Bodo/Glimt në Norvegji

Merr fund ëndrra evropiane e Prishtinës – kryeqytetasit të pafuqishëm ndaj Bodo/Glimt në Norvegji

Pas një ndeshje mjaft të mirë të bërë në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina i ka dhënë fund ëndrrës së saj për kualifikimin në European Conference League, duke u mposhtur nga Bodo/Glimt, në udhëtimin në Norvegji.

Skuadra e Prishtinës nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e krijuar në Prishtinë, duke u mposhtur 2:0 ndaj Bodo, shkruan Periskopi.

Dy golat në ndeshjen e sotme për skuadrën norvegjeze erdhën nga Botheim, i cili ishte në një formë të lartë sot.

Fillimisht, Botheim shënoi në minutën e 18’ të takimit, për t’i dhënë një start të mbarë skuadrës së tij. Ky gol pati ndikim edhe në anën mentale të skuadrave.

Pas golit të minutës së 18’, Prishtina u disbalancua dhe në minutën e 24’ shkaktuan penallti, por për fatin e tyre Berg u tregua i pasaktë.

Prishtina ndoqi rezultatin në pjesën e dytë, por nuk mund të bënte më shumë, e as nuk arriti ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Ëndrra u thye me golin e dytë personal të Botheim, gol që erdhi në minutën e 78’ të ndeshjes.

Kështu, Prishtina eliminohet në raundin e tretë të këtyre garave. Ajo do të mbetet si skuadra kosovare që arrin në pikën më të largët në një aventurë evropiane, por që prapë nuk bëri mjaftueshëm për kualifikimin. Gjithsesi, kjo do të shërbejë si përvojë e mirë për kryeqytetasit. /Periskopi/

Shpërndaje në: