Prishtina anemike në Norvegji– ‘bardh e kaltrit’ inferiorë në pjesën e parë ndaj  Bodo/Glimt

Prishtina anemike në Norvegji– ‘bardh e kaltrit’ inferiorë në pjesën e parë ndaj  Bodo/Glimt

Prishtina nuk po kalon aspak mirë në ndeshjen e kthimit që po e luan në Norvegji, ndaj Bodo/Glimt.

Kryeqytetasit kanë udhëtuar drejt Bodo për të bërë historinë dhe të kualifikohen në ‘Play Off’ të European Conference League, por duket se një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë për ta.

Skuadra e Ramadanit e pa veten në disavantazh qysh pas minutës së 18’ të takimit, kur vendasit shënuan një gol me kokë, shkruan Periskopi.

Vetëm pak minuta më vonë, mbrojtja e Prishtinës nuk u pozicionua mirë dhe në favor të Bodo u akordua një penallti. Fati ishte me Prishtinën pasi penalltia e goditur shkoi lart mbi portë.

Në minutën e 35’ të takimit Prishtina rrezikoi përsëri të pësonte gol, por kësaj radhe shtylla ishte në ndihmë të Haxhos.

Prishtina nuk pati ndonjë shans për gol gjatë 45 minutave lojë, duke qenë krejtësisht inferiore dhe anemike në sulm.

Mbetet të shihet nëse Ramadani do të ketë instruksionet e duhura për lojtarët e tij dhe nëse Prishtina do të ketë fytyrë tjetër në pjesën e dytë. /Periskopi/

Shpërndaje në: