Arsenal tërhiqet nga gara për Locatellin, rruga e hapur për Juventusin

Arsenal tërhiqet nga gara për Locatellin, rruga e hapur për Juventusin

Skuadra e Arsenal duket se ka mbyllur llogaritë sa i përket kësaj merkatoje.

Londinezët më herët kanë ndjekur me vëmendje të madhe mesfushorin italian, Manuel Locatelli, dhe pritej ndonjë ofertë drejt tij.

Por, sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, skuadra e Arsenal është tërhequr nga gara për kartonin e lojtarit të Sassuolo.

Me këtë lëvizje të Arsenal, rruga tashmë për Juventus qëndron pa asnjë pengesë përveç Sassuolos.

Juve e duan lojtarin në skuadër, pas paraqitjeve brilante që ai pati në Euro 2020, kur Italia u shpall kampione.

Mbetet të shihet nëse ‘Zonja e Vjetër’ do të ndryshojë situatën deri në fund. /Periskopi/

Shpërndaje në: