Nuk dorëzohet City – përgatiten 150 milionë euro për kartonin e Harry Kane

Nuk dorëzohet City – përgatiten 150 milionë euro për kartonin e Harry Kane

Manchester City dhe Paris Saint Germain nuk njohin krizë ekonomike.

Kampionët e Premier League, Man City, janë duke bërë gati një ofertë marramendëse për Tottenham Hotspur.

Ditë më parë thuhej se City janë tërhequr nga gara për shërbimet e Harry Kane, por raportimet e Fabrizio Romano flasin ndryshe.

City thuhet se janë duke përgatitur ofertë 150 milionëshe për Kane, transmeton Periskopi.

Tottenham nuk kanë pranuar akoma ofertë zyrtare për Kane dhe duan ta mbajnë në skuadër.

Strategjia e City është të presin momentin kur Spurs do të pranojnë ofertë dhe ta nisin këtë mega-ofertë. /Periskopi/

Shpërndaje në: