Diego Costa drejt Brazilit – arrin marrëveshje me Atletico Mineiro

Diego Costa drejt Brazilit – arrin marrëveshje me Atletico Mineiro

Një nga sulmuesit më të mirë që ka njohur futbolli evropian viteve të fundit, Diego Costa, është gati për t’u kthyer në Brazil.

Ish lojtari i Atletico Madrid dhe Chelsea, Costa, thuhet të ketë arritur marrëveshje me Atletico Mineiro.

Thuhet se lojtari do të ketë një kontratë një vjeçare që i siguron atij 3 milionë dollarë, përcjell Periskopi.

Diego Costa u largua nga Atletico Madrid në dhjetor të vitit të kaluar dhe pritet të nis tashmë një aventurë të re.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja mes Costa dhe Atletico Mineiro do të zyrtarizohet këto ditë. /Periskopi/

Shpërndaje në: