Dorëzohet Harry Kane, të premten kthehet në stërvitje me Tottenham
Harry Kane është dorëzuar në revoltën e tij ndaj Tottenham Hotspur dhe do të kthehet në stërvitjet e skuadrës gjatë të premtes.
Kane dëshironte largimin nga skuadra e Tottenham, me Manchester City që donin transferimin e tij.
Për të siguruar një lëvizje të tillë ai nisi një lloj bojkoti ndaj Spurs, duke mos u paraqitur në stërvitjet e fazës parasezonale.
Megjithatë, ‘The Sun’ raporton se Kane do të kthehet në stërvitje të premten, përcjell Periskopi.
Ai do të kthehet pikërisht para ndeshjes së cilën Tottenham e luan kundër skuadrës së Manchester City.
Para se të kthehet në stërvitje, Kane duhet të testohet dhe të dalë negativ në Covid-19. /Periskopi/