E tepron McGregor – shkruan mesazh fyes për ikonën e UFC
Conor McGregor po tregohet i papërmbajtshëm në rrjetet sociale, duke lëshuar ofendime të njëpasnjëshme për yjet tjerë të këtij sporti.
Pas disa postimeve që kishin cak Khabib Nurmagomedov dhe familjen e tij, McGregor është kthyer tashmë kah Daniel Cormier.
“Pijanec trashaluq, i ndyrë”, i ka shkruar McGregor ikonës së UFC, në një foto të tij, përcjell Periskopi.
McGregor aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi që pësoi dhe duket se ai po argëtohet duke bërë komente në rrjetet sociale. /Periskopi/