Inter ofron 12 milionë për Dumfries, PSV dëshiron më shumë

Inter ofron 12 milionë për Dumfries, PSV dëshiron më shumë

Inter duan me çdo kusht shërbimet e Denzel Dumfries.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se Inter kanë ofruar 12 milionë euro për lojtarin e PSV Eindhoven, Denzel Dumfries, por holandezët po kërkojnë më shumë, përcjell Periskopi.

Bëhet e ditur se flitet për së paku 2 milionë më shumë dhe palët janë akoma duke negociuar këtë çështje.

23 vjeçari Dumfries ishte një nga befasitë më të mira në Kampionatin Evropian 2020, duke shkëlqyer si mbrojtës krahu.

Ai ka luajtur deri tani në 124 ndeshje zyrtare, duke kontribuuar me 16 gola e 20 asistime.

Mbetet të shihet nëse Inter do të arrijnë ta kenë lojtarin në dispozicion për këtë sezon. /Periskopi/

Shpërndaje në: