Zyrtare: Edhe një kosovar te Hammarby, Kurtulus do të jetë shok skuadre me Selmanin
Lojtari i kombëtares së Kosovës, Edvin Kurtulus, ka arritur marrëveshje me Hammarby.
Skuadra nga elita suedeze, Hammarby ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës me mbrojtësin e Kosovës U21, Kurtulus, përcjell Periskopi.
Lojtari do të jetë pjesë e Hammarby për tri vitet e ardhshme.
Te skuadra e Hammarby luan edhe sulmuesi i kombëtares dardane, Astrit Selmani.
Kurtulus shihet si një aset i mirë për të ardhmen e kombëtares së Kosovës. /Periskopi/