Ky është vrasësi i padukshëm që mund t’jua vret familjen gjatë stinës së dimrit…

Ky është vrasësi i padukshëm që mund t’jua vret familjen gjatë stinës së dimrit…

Rreth 45,000 amerikanë trajtohen në vit për helmim nga monoksidi i karbonit, dhe rreth 1,600 prej tyre vdesin, transmeton Telegrafi.

Monoksidi i karbonit prodhohet kur digjet qymyri dhe, nëse akumulohet shumë monoksid karboni në shtëpinë tuaj, ju mund të përfundoni me helmim.

Hemoglobina – proteina në qelizat e gjakut e cila e bartë oksigjenin – më shumë preferon të ‘lidhet’ me monoksid të karbonit sesa me oksigjen. Kur mbushet me monoksid karboni, zemra dhe truri nuk mund të funksionojnë siç duhet dhe këtu lindin problemet.

Më e keqja është se monoksidi i karbonit nuk mund të shihet apo nuhatet, prandaj duhet të keni kujdes nga sëmundjet si dhimbjet abdominale, marramendjet, dhimbjet e lehta të kokës etj. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: