PSG ‘nxjerr’ dy paga vjetore të Messit në vetëm 24 orë – të gjitha me shitje të fanellave

PSG ‘nxjerr’ dy paga vjetore të Messit në vetëm 24 orë – të gjitha me shitje të fanellave

Tifozët e PSG kanë rënë në dashuri me Lionel Messin.

Lionel Messi është heroi i ri i qytetit të Parisit, pas nënshkrimit të kontratës me klubin e PSG.

Tifozë të shumtë kanë nisur të blejnë fanellën e Leos, duke bërë që në 24 orë të qarkullojnë rreth 76 milionë euro, për 832 mijë fanella të shitura, përcjell Periskopi.

Leo Messi erdhi me parametra zero te PSG, por paga e tij vjetore është 35 milionë euro.

Kësisoj, PSG deri më tani ka nxjerrë dy paga vjetore të Messit, në vetëm 24 orë me shitjen e fanellave të tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: